Uta shpalos logon e Gjilanit në Lhotse
Gjilan, 21 maj - Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar Uta Ibrahimin për suksesin e radhës në misionin e saj në ngjitjen në majën Lhotse me një lartësi mbidetare prej 8 mijë e 516 metra, e cila është maja e katërt më e larta në botë.
“Uta na bën të gjithëve krenar, sikur edhe shumë gjilanas të tjerë që gjithandej botës me angazhimet e tyre janë lobuesit e drejtëpërdrejt të Republikës së Kosovës. I uroj suksese të mëtutjeshme”, ka thënë kryetari Haziri.
Përndryshe, Uta Ibrahimi në majën Lhotse ka shpalosur flamurin kombëtar dhe logon e Komunës së Gjilanit, duke shprehur krenarinë për qytetin e lindjes.