Uta Ibrahimi shpallet Kampione e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm
Prishtinë, 18 mars - Me qëllim të arritjes dhe promovimit të mëtejmë të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, Ekipi i Kosovës së OKB-së (UNKT) organizon ngjarje inauguruese të shpalljes së, sportistes, bjeshkatares, zonjës Uta Ibrahimi për Kampione e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Në ngjarje do të jenë prezent: Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës- z. Ismet Krasniqi, Koordinatori Nacional për Reforma Besnik Tahiri bartës i portofolit për Objektivat e Zhvillimi të Qëndrueshëm, të gjithë kryesuesit agjencive të OKB-së në Kosovë, partnerët, gazetarët, sektori civil dhe të tjerë.