23 Dhjetor 2024

Uta Ibrahimi, përsëri në Himalaje

Prishtinë, 4 prill - Alpinistja Uta Ibrahimi, gruaja e parë shqiptare që ngjiti majën e Everestit vitin e kaluar, sot udhëton për Himalaje, në tentim për të ngjitur maja të tjera, në kuadër të projektit të saj madhorë për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë - 2 prej të cilave i ka ngjitur. 

Maja Lhoste 8,516 metra, maja e 4-të më e larta në botë, do të jetë projekti i rradhës i Uta Ibrahimit.

Por, pas përgatitjeve intenzive për muaj të tërë, Uta beson se në po këtë ekspeditë do të tentojë të ngjesë suksesshëm edhe një maje tjetër në mesin e majave 8000 metërshe, për  të cilën do të kemi më shumë informacione ditëve në vazhdim.

“Jam mirë fizikisht dhe psiqikisht. Gjithë këto muaj ushtrim intenzive, më japin besim që këtë herë do të provoj edhe një maje tjetër."

"Më duhet të shfrytëzoj çdo ditë deri në maksimum, që të ngjitem në sa më shumë maje, brenda afatit. Kjo për arsye se shpenzimet për këto ekspedita janë enorme dhe rastet si kjo janë të rralla” - shprehet Uta Ibrahimi, deri sa kontrollon përgatitë teshat dhe pajisjet për ekspeditën që fillon nesër.

Kjo ekspeditë e Uta Ibrahimit u bë e mundur kryesisht falë përkrahjes financiare të donatorëve individualë, sponzorëve të ngushtë dhe njerëzve dashamirës e adhuresve të alpinizmit.

Ndërkohë, institucionet edhe këtë herë kanë heshtur përballë kërkesave e projekteve të alpinistes.

“Jam mësuar me këto probleme. Madje, isha befasu në rast se institucionet vendore do të shpreheshin të gatshme për përkrahje. Por, njeri gjithmonë shpreson. Në fund të fundit, të gjtiha këto institucione i përfaqësoj kur jam në maje.”

Si në çdo ekspeditë Uta Ibrahimi edhe këtë herë niset me besim te plotë dhe më e përgatitur se asnjëherë, për të valuar flamurin e shtetit të Kosovës dhe atij të zemrës - Shqipërisë, në majat më te larta të rruzullit tokë.

“Ngjitjet e mia janë ngjitjet e popullit tim. Nëpërmjet ekspeditave të mia, si gjithmonë, promovoj shqiptarinë dhe malet tona. Si alpiniste femër dua të ngre vetëdijen edhe për çështjet gjinore në shoqërinë tonë. Dua të motivoj sa më shumë vajza që të arrijnë të ngjiten në male dhe maja. Dua të sjell shpresë, t'i frymëzoj njerëzit për t'i pushtuar majat e tyre, pavarësisht se çilat janë majat e tyre” përfundon Uta.

Deri më tani ekspedita është mbështetur nga: 103 përkrahës në Platformën Kosova Ideas, Bonevet, Baruti, Ekipi i Aghencive te OKB-së në Kosovë- UNKT, Komuna e Gjilanit, Bashkia Tiranë, Gekos, Birra Puka, Kontakt shpk, Turkish Airlines, Butterfly Outdoor Adventure, Soma, Sonder, Villa Gërmia dhe donacione të tjera të nga persona privat. Ndërkohë, për herë të parë një ekspeditë e tillë përkrahet nga Salomon, kompani internacionale e cila në mesin e shumë atletëve në botë, këtë herë e përkrah edhe Utën.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)