United vazhdon të insistojë për Gaitan
Manchester, 19 prill - Manchester United dhe Benfica vazhdojnë tratativën për Gaitan por nga Portugalia ka ardhur një jo e thatë për futjen në marrëveshje të Federico Macheda.
Sipas të përditshmes portugeze Correio de Manha, Djajtë e Kuq janë shumë pranë marrëveshjes në momentin që oferta e tyre ishte shifër prej 25 milionë eurosh plus huazimin e dy lojtarëve.
Në krahun tjetër Benfica ka shprehur aprovimin e saj vetëm për një lojtar, 21 vjeçarin Fabio Silva, duke larguar italian Macheda, që aktualisht është në radhët e QPR.
Megjithatë Ferguson është i bindur se Gaitan është përforcimi i duhur për mesfushën dhe marrëveshja për të është vetëm çështje kohe.