United ofron 40 milionë për Sneijder
Manchester, 26 tetor - Manchester United nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Pas humbjes turpëruese nga rivali lokal Manchester City me rezultat 6:1, menaxheri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, po mendon seriozisht që gjatë verës ta përforcojë ekipin e tij.
Dhe, sipas të përditshmes britanike Daily Mail, skocezi po mendon ti kthehet objektivit të tij të vjetër, Wesley Sneijder.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, kampioni aktual anglez është i gatshëm ti shpenzojë 40 milionë euro vetëm për ta sjellë në Old Trafford gjatë janarit mesfushorin holandez të Interit.