United ofron 35 mln stërlina për Shnajder
Manchester, 7 korrik - Shnajder do të ishte perfekt për Manchester United dhe nuk ekziston lojtar më ideal sesa Holandezi për ne.
Kjo deklaratë vjen nga René Meulensteen, \"first team coach\" i Djajve të Kuq ose më saktë një nga asistentët kryesor të Alex Ferguson.
Anglezët e kërkojnë Shnajder prej kohësh dhe Interi fillimisht nuk kishte dëshirë të privohej por tani me mbërritjen e Riki Alvarez mund ta lërë të largohet holandezin e talentuar.
Siç bën të ditur Mirror, oferta e United për Shnajder është 35 milion sterlina ose 40 milionë euro.
I njoh të gjitha mekanizmat e skuadrës, ka deklaruar Meulensteen a Voetbal International, dhe për këtë e di që do të jetë një përforcim i madh.
Fjalët e thënë nga asistenti i Ferguson, i cili është holandez si Shnjader dhe e njeh mjaft mirë fantazistin e Interit :Shnajder di ta zhvendosë lojën dhe e dërgon topin aty ku ti dëshiron.
Holandezi do të ishte lojtari që do e plotësonte më mirë skuadrën e cila që tani në gjirin e saj ka lojtarë yje si Hernandez, Rooney, Park, Ashley Young, Valencia, Ryan Giggs e Nani\".
Mbi të gjitha, Shnjader do të ishte edhe zëvendësuesi ideal për Pol Skols, i cili në fund të sezonit i dha lamtumirën futbollit të luajtur. Zikaltërit javët e kaluara nuk ishin të gatshëm për ta shitur Shnajder, por tani mund të kenë ndryshuar ide dhe kjo për dy arsye:
Në radhë të parë është blerë përfundimisht Riki Alvarez, i cili mund të mbulojë rolin që ka Shnajder në skuadrën ziklatër dhe në radhë të dytë është edhe oferta e United, që sipas mediave britanike është 35 mln sterlina, e cila mund ta bindë Moratin, pasi presidenti ziklatër ka qënë gjithmonë i vëmëndshëm për Fair Playn financiar që kërkohet nga Presidenti i Uefas, Mishel Platini.
Gjithsesi Interi po e vlerëson ofertën e United, por është ende shumë herët për të thënë nëse Shnajder do të largohet apo jo.
Holandezi shumë i kërkuar nga Ferguson mund të luante në kampionatin e katërt Europian, pasi ka milituar në Eredivisie ne Holande në Ligën spanjolle dhe në Serinë A italiane .