United nuk është në shitje
Manchester, 21 dhjetor - Familja Glazer ka hedhur poshtë spekulimet sa i përket shitjes së mundshme të Manchester Unitedit, duke deklaruar se klubi nuk është në shitje për kurrfarë çmimi.
Është spekuluar për një ofertë prej 1.5 milionë funtesh nga Qatar Holdings për blerjen e klubit nga Old Trafford, si dhe për një shumë të madhe që do ti ofrohej skocezit Alex Ferguson për blerjen e futbollistëve të mëdhenj.
Nuk ka pasur ofertë për klubin. Por, edhe po të kishte ndonjë ofertë ajo do të ishte jorelevante, pasi që klubi nuk është në shitje, theksoi një zëdhënës i familjes Glazer për Daily Star.