11 Janar 2025

United marrëveshje tetëvjeçare me AON

Manchester, 8 prill - Manchester United ka zbuluar se ka arritur marrëveshje të re tetëvjeçare sponsorizimi me kompaninë AON, nga e cila do të përfitojë 180 milionë euro.

“Jam i ngazëllyer që kjo marrëveshje forcon raportin me Aon për edhe tetë vite të tjera. Ata janë një partner i shkëlqyeshëm dhe jam i ngazëllyer për mundësinë për një avantazh të qëndrueshëm që kjo i ofron klubi, pasi ne mundohemi për një prani globale”, ka thënë drejtori komercial i United, Richard Arnold.

Me marrëveshjen e re, Aon do të bëhet partneri i parë ndonjëherë për fushën stërvitore të klubit, Carrington. Sipas marrëveshjes, fusha e re stërvitore Carrington do të emërohet Aon Training Complex, ndërsa edhe pajisjet stërvitore do të mbajnë emrin Aon.

United tashmë ka një marrëveshje me AON për të mbajtur emrin e saj në fanellat e lojtarëve, marrëveshje e cila vlen deri në vitin 2014 dhe i ka siguruar United 25 milionë funte. Djajtë e Kuq janë afër edhe një marrëveshje në vlerën e 53 milionë funteve për të vendosur markën Chevrolet në fanellat e lojtarëve nga viti 2014.

Manchester United po ashtu pritet të arrijë një marrëveshje në vlerën e 100 milionë eurove me një kompani të fluturimeve, pasi të përfundojë kontrata aktuale me Turkish Airlaines.

Të gjitha këto vijnë në prag të derbit të sotëm të qytetit të Manchesterit, mes United dhe kampionit në fuqi Cityt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)