11 Janar 2025

United, klubi më i shtrenjtë në botë, kushton 3.3 mld dollarë

Manchester, 29 janar - Manchester United është skuadra e parë profesioniste e futbollit që vlerësohet më shumë se 3 miliardë dollarë sipas revistës amerikane “Forbes Magazine”.

Në një artikull të publikuar në faqen zyrtare të “Forbes” shkruhej se aksionet e klubit anglez kanë pësuar një ngritje të ndjeshme në treg, e cila vlerësohet të kapë shifrat e 3.3 miliardë dollarëve.

Aksionet e Manchester United pësuan një ulje në bursën e New York-ut në verën e vitit të kaluar, por në fillim të këtij viti kanë pësuar një ngritje mjaft të lartë.

Vlera e Manchester United, i cili ka 19 kampionate të fituara në Angli, lë pas klubin e futbollit amerikan, Dallas Cowboys, i cili vlerësohet të jetë 2.1 miliardë dollarë.

Vlera në ngritje e Manchester United i dedikohet së tepërmi marrëveshjesh që ka firmosur me sponsorin e saj të ri, “General Motors”, i cili do t’i sjellë akoma më shumë përfitime klubit anglez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)