United kërkon Boatengun
Manchester, 28 maj - Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për mesfushorin e Milanit, ganezin Kevin-Prince Boateng, shkruan të shtunën \"Daily Mirror\".
Mësohet se trajneri i Menjus, sir Alex Ferguson, është i gatshëm të shpenzojë deri në 20 milionë euro për ta transferuar Boatengun, i cili vitin e fundit ishte ndër më të dalluarit te Milani.
\"Ferguson është fans i madh i Boatengut, të cilin e dëshiron përkrah Rooneyt në edicionin e ri\", ka thënë një burim brenda ekipit anglez.
Drejtuesit e Milanit po mundohen ta blindojnë Boatengun, të cilit i kanë ofruar kontratë të re të vlefshme deri në vitin 2016, kurse krahas Manchesterit ganezi përcillet edhe nga skuadra e Real Madridit.