United, Juventus dhe Cska në garë për Xhakën
Londër, 15 shkurt - Manchester United, Cska Mosca dhe Juventus janë gati për të sfiduar njëra tjetrën në merkato për Granit Xhaka, 19-vjeçarin e talentuar të Bazelit.
Sir Alex Ferguson ka pasur mundësinë ta vëzhgojë drejtpërdrejtë lojtarin në sfidën e Ligës së Kampionëve, por konkurrenca sipas medieve zvicerane është shumë e fortë, pasi si Cska ashtu dhe Juvetnus dëshirojnë ta kenë lojtarin në organikën e tyre.
Cska është e gatshme të ofrojë direkt një shumë prej 9.5 milionësh në drejtim të Bazelit.
Në krahun tjetër sipas medieve italiane Xhaka ka shprehur preferencën e tij për bardhë e zinjtë e Juventusit dhe aktualisht mund të themi se gjithçka mbetet e hapur për të tria mundësitë.