United i ofron Juventusit mesfushorin Schweinsteiger
Manchester, 22 gusht - E ardhmja e Bastian Schweinsteiger mund të jetë te Juventusi.
Kjo është ajo që publikohet te e përditshmja britanike Telegraph, sipas së cilës, drejtuesit e Manchester United po mendojnë t\'ia ofrojnë shërbimin e ish-kapitenit të përfaqësueses gjermane skuadrës kampione të Italisë.
Gjithnjë sipas Telegraph, Djajtë e Kuq dëshirojnë që të përfitojnë diçka nga largimi i 31-vjeçarit në vend që t\'i paguajnë ndonjë dëmshpërblim për zgjidhje kontrate, duke parë edhe situatën e krijuar me të pas mbërritjes së Jose Mourinho.
Schweinsteiger prej kohësh po stërvitet me skuadrën e të rinjve të Manchester United dhe nuk është pjesë e planeve të trajnerit portugez.
Mësohet se tashmë gjermani ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit anglez për largimin nga Old Trafford dhe duket se ka gjetur edhe akordin me Zonjën e Vjetër për nënshkrimin e një kontrate 2-vjeçare me pagë 2 milionë euro në sezon.