22 Prill 2025

United hedh vështrimin kah Ganso-s

Manchester, 22 korrik - Për Manchester United Wesley Sneijder mbetet objektiv kryesor por kampioni anglez fillon seriozisht të shqyrtojë alternativat për holandezin dhe një ndër to është braziliani Ganso.

Një interesim i fortë është shprehur për Eriksen të Ajaksit, por në Angli tani flitet për një kandidat tjetër: Ganso.

Sipas të përditshmes angleze Taksport, Sir Alex Ferguson dëshiron të sfidojë Milanin dhe klubin francez PSG për të arritur talentin e Santosit.

Kjo ide është e vështirë për t′u realizuar pasi Santosi synon të mbajë talentet e tij përpara Botërorit për klube dhe tjetra është se Ganso vështirë mund të gjej një rol në lojën e \"Djajve të Kuq\". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)