United gati të ofrojë 100 milionë euro për francezin Griezmann
Manchester, 19 janar - Në Angli janë të sigurt se Antoine Griezmann do të luajë në "Premier League" në sezonin e ardhshëm.
Siç shkruante të mërkurën gazeta The Independent, Manchester United është gati të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez të Atletico Madridit.
E përditshmja britanike shkruan për kontaktet e emisarëve të Manchester United dhe përfaqësuesve të lojtarit kanë nisur prej kohësh dhe klubi anglez për transferimin e Griezmann është gati që të paguajë edhe klauzolen e lirimit, pra, 100 milionë euro.
Griezmann ka rinovuar verën e kaluar kontratën me Atletico Madridin deri në fund të sezonit 2021, me një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.