United, gati blerja e shekullit
Manchester, 14 qershor - Manchester United i ri kërkon ti rrëmbejë fronin e Europës Bayern Munchen.
Sipas asaj që raporton \"The Sun\", familja Glazers është gati të bëjë një merkato faranoike për ta nisur në mënyrën më të mirë epokën post-Ferguson: në urdhërat e David Moyes sezonin e ardhshëm do të jetë një mes Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale.
Gjithmonë sipas tabloidit anglez për një prej tyre \"Djajtë e Kuq\" kanë gati 100 milionë euro.
Emri i parë në listë është portugezi i Real Madrid, i cili nuk po pranon të rinovojë, por nëse pranon të vazhdojë në Santiago Bernabeu atëherë 100 milionët do të ofrohen për 23-vjeçarin uellsian të Tottenham.