United është vënë pas Krasic

Manchester, 14 tetor - Agjenti ka konfirmuar se skuadra angleze, United është duke monitoruar anësorin e Juventusit, Milos Krasic. Ky i fundit kërkohej prej kohësh nga ekipi i \"Djajve të Kuq\".
\"Manchester United është interesuar për Krasic para dy viteve, ata e dëshirojnë lojtarin, por deri tani nuk ka pasur bisedime\".
\"Çdo ditë është duke u biseduar për largimin e Krasic nga Juventusi por deri tani asgjë nuk ka ndodhur\", tha agjenti për Sportmediaset.
Siç raportojnë të përditshmet italiane mesfushori Serb, Milos Krasic nuk ka raporte të mira me trajnerin Conte dhe shumë herë është parë kjo gjë dhe kjo mund të sjellë edhe largimin e tij nga \"Zonja e Vjetër\".