United e City në garë për Fabregas
Manchester, 30 maj - Manchester United dhe Manchester City janë në garë për të siguruar shërbimet e Cesc Fabregas, i cili nuk është i kënaqur me situatën e tij në Barcelonë.
Menaxheri i ri i United, David Moyes, është i gatshëm të ofrojë 25 milionë funte për mesfushorin kreativ të blaugranave, shkruan Daily Mail.
Por në garë për të ka hyrë edhe City që e dëshiron në radhët e veta ish-mesfushorin e Arsenalit.
Përveç Fabregasit, United ka shprehur interesim edhe për Thiagon Alcantara dhe yllin e PSV-së Kevin Strootman.
Ndërsa Pellegrini që pritet të zëvendësojë Roberto Mancinin si menaxher i Manchester Cityt është i gatshëm që të sjellë në Angli, Iscon dhe Navasin.