United dhe Liverpool në garë për Yilmaz
Manchester, 27 shkurt - Manchester Unitedi dhe Liverpooli kanë shprehur interesim konkret për futbollistin turk, Burak Yilmaz.
Sulmuesi 27 vjeç po shkëlqen në fanellën e Galatasarayt këtë edicion, duke shënuar gola të njëpasnjëshëm.
Përfaqësuesi turk ka kontratë me gjigantin nga Stambolli deri në vitin 2015, por mund të largohet gjatë verës.
Yilmaz, i cili i ishte bashkuar Galatasarayt nga Trabzonspori në fillim të këtij sezoni, vlen së paku 15 milionë euro.
Yilmaz ka realizuar 7 gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ndërsa ndaj Ordusporit shënoi dy gola të hënën, në fitoren 4:2.