United dhe Chelsea në garë për Sneijderin
Manchester, 25 shtator - Manchester United dhe Chelsea janë vënë në garë për Wesley Sneijder pasi kanë dëgjuar lajmin se bisedat për kontratën e re me Interin janë ndërprerë.
Diskutimet e holandezit me klubin italian raportohet se kanë dështuar pasi Interi nuk ka mundur të plotësojë nevojat financiare të Sneijder.
Është besuar se zikaltërit dëshironin ta vazhdonin kontratën e Sneijder deri në vitin 2016, por zëdhënësi i lojtarit, Soren Lerby, konfirmoi se gjërat nuk po shkojnë si duhet për momentin.
Kjo gjë ka bërë që dy gjigantët anglez të mendojnë për transferim të holandezit, që sezonin e kaluar ndihmoi Interin të fitojë tre tituj, Kupën e Italisë, Skudeton dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa po ashtu ndihmoi kombëtaren e Holandës të arrijë deri në finale të Kupës Botërore.