30 Prill 2024

United 24 milion euro për Coentrao

Manchester, 16 janar - Besohet se menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson është interesuar për lojtarin e Benficas Fabio Coentrao.

E ardhmja e Patrice Evras është shumë e shkurtër pasi ai mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, dhe për këtë arsye United dëshiron të gjejë një zëvendësues për francezin i cili mund të jetë Fabio Coentrao.

United do ti bëjë nje ofertë Benficas prej 24 milion euro për superyllin, 22 vjeçar.

United duhet të luftojë me Real Madridin, për të cilin raportohet se ka arritur marrëveshje me Benfican për transferimin e lojtarit.