30 Prill 2024

United, 12 milionë paund për Ozil

Manchester, 1 gusht - Manchester Unitedi po planifikon të lançojë së shpejti një ofertë prej 12 milionë paund për mesfushorin e talentuar gjerman, Mesut Ozil.

Për Ozil janë të interesuara më se 10 skuadra, por në pole pozicion janë Manchester United dhe Real Madrid.

Djajtë e Kuq po mendojnë ta befasojnë Realin me një ofertë prej 12 milionë paund për Ozil, pasi madrilenët nuk janë në disponim për të shpenzuar tani dhe dëshirojnë të arrijnë një parakontratë me lojtarin, në mënyrë që ai të transferohet në parametra zero sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, thuhet se Werder Bremeni është i gatshëm të bisedojë me Unitedin, dhe sipas të gjitha gjasave e ardhmja e Ozil mund të vendoset shumë shpejtë, brenda dy javësh, apo ndoshta edhe në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)