09 Maj 2025

Ujkani kalon tek Chievo

Chievo, 28 janar - Samir Ujkani është larguar nga Palermo, por do të vazhdojë aventurën në Serinë A.

Portieri i kombëtares shqiptare do të luajë i huazuar tek Chievo, skuadër që shiti portierin e saj Sorrentino pikërisht tek Palermo.

Ujkani ka debutuar në Serinë A në vitin 2008 me siçilianët. Më pas, u huazua tek Novara ku tregoi vlerat e tij fillimisht në Serinë B e më pas në Serinë A.

Me rënien sërish një kategori më poshtë të Novarës, Palermo e ktheu në skuadër duke i besuar portën, por rezultatet e dobëta të skuadrës siçiliane ndikuan edhe në rendimentin e tij.

24-vjeçari ka humbur edhe vendin e titullarit me Shqipërinë dhe aventura e re mund ta ndihmojë ta rifitojë atë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)