UEFA suspendoj për jetë arbitrin ukrainas
Berlin, 20 mars - Komisioni disiplinor pranë UEFA-së, në takimin e zhvilluar dje ka marrë vendim që të suspendoj për jetë arbitrin ukrainas Oleg Orehov. Shkak ka qenë implikimi i tij në ndeshje të kurdisura, ndërsa pas rezultateve të marra nga ana e policisë gjermane, Orehov morri dënimin maksimal.
UEFA këtë vendim e morri dje, me ndihmën e dosjeve të kompletuara nga ana e policisë gjermane e cila udhëhiqte këtë proces.
Ata një kohë të gjatë janë duke shqyrtuar kurdisjen e ndeshjeve të futbollit nëpër Evropë.
UEFA ende nuk ka dhënë detaje se për cilat ndeshje të kurdisura, ngarkohet Orehov, edhe pse zërat flasin se ai është përfshirë në manipulimin e ndeshjeve eliminatore për të rinj nga mosha 19 deri 21 vjeç.
Komisioni disiplinor pranë UEFA-së, ka paralajmëruar sanksione edhe për pjesëmarrës të tjerë në afera të këtilla.