UEFA shqyrton shkrirjen e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës

Paris, 29 nëntor - Qeveria europiane e futbollit, UEFA po shqyrton seriozisht shkrirjen e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës në një ligë të vetme që do të përfshijë 64 skuadrat më të kontinentit.
\"Ne jemi duke e shqyrtuar këtë mundësi dhe një vendim mund të merret në vitin 2014. Për momentin nuk ka asnjë vendim\", deklaroi kreu i UEFA-s në një intervistë për mediat franceze.
Projekti i UEFA-s synon bashkimin e të gjitha klubeve më të mira europiane në një ligë të vetme pa ndarje Champions apo Europa League. Sikurse tha Michel Platini për momentin është ende në fazë bisedimesh dhe përcaktimesh për formatin e mundshëm.
Prej vitesh liga dytësore e Europës është nën hijen e Champions League, pjesëmarrja në të cilën siguron të ardhura marramendëse për klubet në krahasim me ato të përftuara nga pjesëmarrëset në Europa League.