23 Dhjetor 2024

UEFA shpall Virgil Van Dijk lojtarin më të mirë të vitit

Parisë, 29 gusht - Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka shpallur qendërmbrojtësin e Liverpulit, holandezin Virgil Van Dijk, si lojtarin më të mirë të Ligës së Kampionëve të Evropës për sezonin 2018-2019.

Van Dijk, ishte kapiten i skuadrës angleze, Liverpul, që fitoi kupën e Ligës së Kampionëve për garat 2018/2019.

“Më është dashur të punoj në çdo hap të rrugës sime”, tha Van Dijk, pas marrjes së çmimit.

Ai u shpall më i miri në konkurrencë me sulmuesin e Barcelonës, Leo Mesi dhe atë të Juventusit, Christiano Ronaldo.

Ceremonia e shpalljes së çmimeve ishte pjesë e organizimit të hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)