27 Dhjetor 2024

UEFA publikon emrat e tre kandidatëve për president

Zurich, 23 korrik - UEFA ka publikuar emrat e kandidatëve potencial prej 3 personave që do të kandidojnë për ulësen e presidentit të kësaj organizate.

Kandidatët për president të UEFA-s janë holandezi, Michael Van Praag, spanjolli që deri tash ishte kreu i federatës spanjolle të futbollit, Angel Maria Villar si dhe slloveni Alexander Ceferin.

UEFA në një shkrim zyrtar ka njoftuar se 3 kandidatët evropian ishin të vetmit që të premten në mbrëmje vendosën kadidaturën e tyre pasi ishte edhe dita e fundit për aplikim.


UEFA po kërkon për një zëvendësues të francezit Michel Platini pasi ky bashkë me tashmë ish presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter janë suspenduar nga komiteti për shkak të korrupsionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)