UEFA kërkon reduktim të shpenzimeve për transferimin e futbollistëve
Gazeta franceze ka qenë e informuar për një projektreformë të quajtur “fair-play financier 2.0” nga ana e UEFA-s, që parashikon rregullimin e mëtejshëm të tregut të transfertave që prej sezonit të ardhshëm.
Sipas “Le Parisien”, masa konsiston në uljen e shpenzimeve të klubeve në tregun e transfertave për faturat e tyre në të njëjtën fushë.
Konkretisht, PSG nuk do të lejohet më të shpenzojë 420 milionë euro në tregun e transferimeve, ashtu si ka bërë për të tërhequr Neymar, Kylian Mbappe dhe Yuri Berchiche, vetëm me kushtin për të shitur për të paktën 320 milionë euro lojtarët gjatë të njëjtit sezon.
Këto informacione vijnë pas një interviste të presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin në shtypin zviceran duke njoftuar veçanërisht një “taksë luksi” që sanksionon një klub që shpenzon më shumë se duhet.
Objektivi është, sipas Ceferin, për të ruajtur ekuilibrin e konkurencës mes klubeve.