UEFA heton rastin për tifozët serbë
Paris, 14 tetor - UEFA ka deklaruar se ka hapur hetime të plota për trazirat e tifozëve serbë në Itali, dhe paralajmëroi se ekipi mund të skualifikohet nga Kampionati Evropian apo nga garat në të ardhmen.
Federata Evropiane e Futbollit tha se paneli disiplinor do të mblidhet në 28 tetor për të shqyrtuar rastin. Rregullat e UEFA-s ia lejojnë federatës që t\'i skualifikojë ekipet nga garat ndërkombëtare.
Paneli do të shfrytëzojë raportet e delegatit të ndeshjes Itali-Serbi, David Petriashvili nga Gjeorgjia, dhe referit Kreg Tompson nga Skocia.
Tompson e ndërpreu ndeshjen kualifikuese për Euro 2010 në minutën e shtatë pasi tifozët serbë hodhën objekte dhe fishekzjarre në fushë. Fillimi i ndeshjes u shty për 45 minuta, ndërsa tifozët nga Serbia më herët u përleshën me policinë italiane në Xhenova.