11 Janar 2025

UEFA hap procedurë disiplinore kundër Serbisë

Paris, 18 tetor - Organi qeverisës evropian i futbollit, UEFA vendosi që të hapë procedura disiplinore kundër Serbisë, në lidhje me brohoritjet raciste të tifozëve serbë gjatë ndeshjes së të martës kundër Anglisë, mes ekipeve nën moshën 21 vjeçe.

UEFA gjithashtu tha se edhe lojtarët e Anglisë edhe ata të Serbisë do të hetohen për “sjellje të pahijshme”, në fund të ndeshjes së luajtur të martën, kur shpërthyen përleshjet në stadiumin e Krushevacit në Serbi.

Pasi të mblidhen të raportet e të gjithë personave zyrtarë nga kjo ndeshje, si dhe deklaratat e përfaqësuesve të dy federatave kombëtare për këtë rast, do të debatohet në Komisionin e kontrollit dhe atë disiplinor të UEFA-s, që është caktuar për datën 22 nëntor.

Kreu i Federatës Botërore të Futbollit, Sepp Blatter ka thënë se është i trishtuar nga sulmet raciste në sport, duke u angazhuar që të luftohet ky diskriminim.

Ai i ka bërë këto komente në profilin e tij në rrjetin social Twitter, ku nuk e ka përmendur direkt ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë, por, deklaratat e tij vijnë pas incidentit.

“Jam i trishtuar sa herë qe dëgjoj mbi incidentet raciste në futboll. Duhet të luftojmë që ta largojmë racizmin nga futbolli”, ka shkruar ai. Në ndeshjen e zhvilluar një ditë më parë në Krushevac të Serbisë, futbollistët anglezë janë fyer në baza raciste nga tifozët serbë. Federata Angleze e Futbollit, por edhe qeveria britanike kanë kërkuar nga UEFA që ta dënojë Serbinë me sanksione të ashpra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)