UEFA dënon Wengerin
Londër, 8 mars - Arsene Wenger është dënuar për sjellje të pahijshme për shkak të kritikave ndaj arbitrit të takimit Arsenal Milan në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Përkundër fitores prej 3-0, Topçinjtë dështuan të kualifikohen në çerekfinale, ndërsa trajneri e quajti fajtor arbitrin për eliminimin e Arsenalit.
Slloveni Damir Skomina akordoi 21 goditje të lira për Milanin, ndërsa Wenger mendon se rikthimi i Rossonerëve në gjysmën e dytë ishte falë arbitrit.
UEFA pritet ta dënojë francezin me një ndeshje mosdrejtim të skuadrës.