UEFA dënon Serbinë
Paris, 30 tetor - Komisioni Disiplinor i Uefa-s ka dhënë vendimin: Itali-Serbi 3-0 në tavolinë.
Për serbët dy ndeshje me dyer të mbyllura, njëra prej të cilave me kusht (nëse brenda dy viteve nuk përsëriten ngjarje të ngjashme me dhunën në Xhenova, dënimi pezullohet) dhe 120 mijë euro gjobë.
Për Italinë 100 mijë euro gjobë dhe një ndeshje me dyer të mbyllura, por me kusht.
Përveç kësaj, të gjitha federatat e futbollit janë të detyruara të mos i shesin bileta tifozëve serbë.
Për apelimin e këtij vendimi ka kohë deri të hënën.
UEFA e merr këtë vendim 2 javë e gjysmë pasi ndodhën trazirat e shkaktuara nga tifozët serbë në stadiumin e Xhenovas gjatë ndeshjes kualifikuese për eliminatoret e Europianit 2012, Itali-Serbi.