UEFA bashkon Kosovën me Shqipërinë
Gjenevë, 14 dhjetor - UEFA e ka njohur Kosovën si pjesë të Shqipërisë në ndarjen e biletave për Kampionatin Evropian Francë 2016.
Në Web-faqen zyrtare të qeverisë evropiane të futbollit nga sot ka nisur shitja e 800 mijë biletave të para. Në ndarjen për tifozët e kombëtares shqiptare, për tu regjistruar duhet patjetër të jesh shtetas apo banues në territorin e Shqipërisë ose Kosovës.
UEFA njofton se shitja e biletave online për mbështetësit kuqezi do të vazhdojë deri më 18 janar 2016, ndërsa në shkurt aplikuesit do të njoftohen nëse janë përzgjedhur apo jo.