UEFA 2016 - Franca, Italia dhe Turqia kandidat për KE 2016
Paris, 9 shkurt - Kandidat për organizimin e EURO 2016 në futboll janë Franca, Italia dhe Turqia. Këtë lajm sot e bëri të ditur UEFA.
Përfaqësuesit e këtyre tri shteteve, kandidaturën e tyre do të bëjnë zyrtare të hënën më 15 shkurt, kur në selinë e UEFA-së në Nion, në një ceremoni zyrtare do të dorëzojnë edhe aplikimet e tyre për të qenë kandidat të mundshëm për organizimin e këtij evropiani.
Vendimin për vendin organizator të EURO 2016, UEFA do ta merë më 25 maj në Gjenevë.