Turqi-SHBA, finalja e Botërorit të Basketbollit
Stamboll, 12 shtator - Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë përfaqësueset finaliste në Botërorin e Basketbollit.
Organizatorët e Turqisë mundën me rezultatin e ngushtë 83-82 katër herë kampionët e këtij kompeticioni, Serbinë.
Një kosh i Tunxherit në më pak se një sekondë nga fundi i lojës i dha turqve të drejtën për të marrë pjesë për herë të parë në një finale Botërori.
Pjesa më e madhe e lojës, si teknikisht ashtu edhe psikologjikisht, u dominua nga përfaqësuesja serbe, por në fund fati u buzëqeshi turqve.
Turqia e drejtuar nga Tanjevic do të përballet në finalen e madhe të Stambollit me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara.
Këta të fundit mposhtën në gjysmëfinale Lituaninë me rezultatin 89-74, duke u rikthyer kështu në një finale Botërori pas 16 vitesh.
Prezenca e Kevin Durant bëri që SHBA të mos e ndjejë mungesën e emrave të mëdhenj.
Durant arriti të shënojë 38 pikë, duke thyer edhe rekordin e regjistruar më parë nga Karmelo Antoni me 35 pikë.
Ndërkohë edhe Lituania meriton përgëzime, pasi arriti të sigurojë për herë të parë një vend në zonën e medaljeve.