Turneu i boksit Adem Jashari, turneu më prestigjioz
Shkruar nga Agim Tahiraj
Të shtunën dhe të dielën e fundjavës, do të zhvillohet turneu më i madh ndërkombëtar në vendin tonë në boks, Adem Jashari.
Është turneu më prestigjioz që gjithmonë ka sjellë emocione të veçanta dhe njëkohësisht edhe surpriza. Është turneu i 18-të me radhë dhe secili ka qenë më i veçantë deri më tash, kështu që pritet të jetë edhe me 26-27 nëntor.
Është kënaqësi të kemi një turne çfarë është turneu për komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Është turneu më i madh, pra turneu më masiv në rajon, ndoshta mund të them edhe në Europë, kjo pa dyshim është falë organizimeve të gjertanishme.
Turne që mbahet në kuadër të AIBA-s dhe sigurisht që ka edhe emocione të mëdha, sepse shumica e boksierëve synojnë trofeun, ndërsa në anën tjetër shumë herë palestrat nuk kanë pasur vend që ti zënë të gjithë të interesuarit, siç ka qenë në Ferizaj e Gjilan në të kaluarën.
Këtë viti sipas informatave që vijnë nga Federata e Boksit e Kosovës do të marrin pjesë edhe boksierët grek, që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.
Kjo tregon më së miri se bëhet fjalë për një turne botëror dhe sa vijnë e kalojnë vitet rritet numri i pjesëmarrësve nga shtetet e ndryshme.
Shpresojmë se boksierët do të jenë me cilësi edhe më të mirë se në vitet e kaluara. Sepse vijnë boksierët nga shtetet e ndryshme dhe normal se pritet të jetë edhe turne me cilësi të lartë ashtu siç ishte në vitet e kaluara ndoshta edhe më i mirë.
Disa pyesin në opinion se çfarë mund ta dallojë nga turnetë tjerë sidomos me gjyqtarët shqiptarë?
Po në këtë turne mund të dallojmë që nga organizimi i deritanishëm, nga ajo se e mban emrin e Komandantit legjendar dhe po ashtu besojmë se cilësia do të jetë gjithnjë e më e mirë.
Si gjithmonë edhe kësaj radhe shpresojmë se do të vlerësohet me notë të lart në të gjitha aspektet nga vet asociacioni më i lart botëror i boksit, AIBA.
Për referim është e pakontestueshme, se gjithmonë ka qenë i mirë nga ana e gjyqtarëve tanë.
Mund të konstatojmë se është referim edhe më i mirë në shtetet e rajonit, kur kihet parasysh se kemi shumë gjyqtarë që ndajnë drejtësinë me shumë sukses dh gjithnjë janë notuar me nota impresive.
Këtë e kanë thënë edhe vet zyrtarët e AIBA-s, të cilët sa herë ishin në Kosovë, vazhdimisht kanë pasur fjalë miradije dhe ishin të magjepsur me nivelin e referimit.
Sepse ka pasur disa turne që ata kanë qenë të pranishëm dhe kanë vërejtur se vërtet kemi një përparim të jashtëzakonshëm në kushtet dhe rrethana çfarë ekziston në përgjithësi sporti i Kosovës. Autori është trajner i klubit të boksit e kick-box Rigoro nga Prishtina dhe gjyqtar i boksit