Turkish Airlines sponsor zyrtar i EURO 2016
Ankara, 10 dhjetor - Kompania ajrore turke Turkish Airlines është bërë sponsor zyrtar i Kampionatit evropian në futboll (EURO 2016) i cili vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Francë nga 10 qershori deri më 10 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i marketingut të UEFA-së, Guy Lurent Epstein dhe presidenti i Bordit udhëheqës të Turkish Airlines, Ilder Ayci, në takimin e sotëm në Paris nënshkruan një kontratë sponsorizimi për EURO 2016′.
Në takim morën pjesë të ftuarit e shumtë, në mesin e të cilëve edhe kreu i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Yildirim Demiroren dhe trajneri i kombëtares turke, Fatih Terim.