Turan largohet nga Atletico
Madrid, 18 dhjetor - Mesfushori turk, Arda Turan, do të largohet nga skuadra e Atletico Madridit në fund të këtij edicioni, përcjell të dielën AS.
Turan 25-vjeçar ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2015, kurse pritet t\'i bashkohet ndonjë skuadre tjetër të Evropës.
Ai këtë edicion ka regjistruar 17 ndeshje për Atleticon, kurse në radhët e saj qe transferuar në verën e vitit 2011 si futbollist i lirë nga Galatasaray.
\"Arda dëshiron të luajë në një ligë tjetër dhe për një skuadër tjetër të madhe. Po punojmë në këtë drejtim dhe Atletico e di shumë mirë se Arda do të largohet në fund të këtij edicioni. Ai ka oferta nga shumë klube të njohura evropiane\", është shprehur agjenti i futbollistit, Ahmet Bulut.