29 Dhjetor 2024

Transferimet në fotbooll kushtuan 1,37 miliardë euro

Londër, 2 shtator - Një studim i agjencisë Deloitte, klubet në Angli, Spanjë dhe Itali kanë shpenzuar këtë verë 1,37 miliardë euro në përforcime.

Tashmë tradicionalisht, nga Premier Liga angleze ekipet kanë shpenzuar 557 milionë eura, apo 33 për qind, ose 130 milionë më shumë sesa verën e kaluar. Megjithatë, ende mbetet rekordi i vitit 2008, ku u shpenzuan 600 milionë euro.

Ekipet italiane kanë shpenzuar 472 milionë euro, ndërkohë spanjollët 344 milionë euro. Në mesin e pesë ligave më të forta është edhe Le Championnat i Francës që ka shpenzuar 195 milionë, ndërsa nga Bundesliga kanë shpenzuar 152 milionë euro.

Ashtu sic është bërë e ditur, Manchester City, me 92,3 milionë euro është ekipi që ka shpenzuar më së shumti këtë verë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)