Trajneri i ri i Villareal bëhët Juan Francisco Molina
Madrid, 23 dhjetor - Villarreali gjen menjëherë zëvendësuesin e Juan Carlos Garridos, që është Juan Francisco Molina.
Presidenti Fernando Roig vendosi ti besojë drejtimin e skuadrës deri në fundin e sezonit, trajnerit të Villareal B, që ngjitet kështu në detyrë duke marrë skuadrën e parë, me të cilën do të provojë të kthejë sezonin në shinat e duhura, me nëndetësen e verdhë që aktualisht gjendet në rrezik për të rënë një kategori më poshtë.
Molina, ish portier i njohur në Primera Division, teksa ka luajtur me Valencia, Albasete, Deportivo La Korunja dhe Levanten, karrieren e tij si trajner, e nisi pikerisht te Villarreali, ku drejtoi fillimisht skuadren e Villarreal C per dy sezone.
Ne fillimin e ketij kampionati, mori drejtimin e Villarreal B, ndërsa tani presidenti Roig i beson skuadrën e parë deri në fund të sezonit, me një mundësi rinovimi në rast arritjeje objektivi dhe për një tjetër vit.