22 Dhjetor 2024

Trajneri i Galatasaray rezulton pozitiv në testin e koronavirusit

Ankara, 24 mars - Trajneri i futbollit turk dhe trajneri aktual i “Luanëve të Stambollit”, Fatih Terim ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, njoftoi në «Twitter» trajneri mbrëmjen e së hënës.

Tekniku 66-vjeçar e ndau këtë informacion nga spitali ku është shtruar dhe deklaroi: "Sipas rezultateve të testit të sotëm kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Në spital jam në duar të sigurta. Mos u shqetësoni. Mirë u dëgjofshim sa më shpejt që jetë e mundshme...”

Kurse ndihmësit e Terimit, Ümit Daval dhe Hasan Şaş kishin rezultuar negativ (të painfektuar me Covid-19).

Të hënën e kaluar, “Galatasaray” konfirmoi që zv.presidenti i saj, Abdurrahim Albayrak, 65 vjeç, gjithashtu kishte rezultuar pozitiv në testin për virusin, së bashku me bashkëshoreten e tij Sukran Albayrak, dhe se ata të dy ishin në trajtim mjekësor, por në gjendje të mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)