Toure mohon se dëshiron të largohet nga Barcelona
Barcelonë, 25 shkurt - Mesfushori Yaya Toure ka hedhur poshtë spekulimet se ai dëshiron të largohet nga Barcelona.
Përfaqësuesi i kombëtares së Bregut të Fildishtë është lidhur me një kalim te Arsenal dhe Manchester City, pasi ka humbur vendin në formacionin e parë të Barcelonës.
Nuk ka klub më të mirë për të luajtur se Barca. Jam i lumtur këtu dhe nuk mendoj të largohem. Duhet ti respektojmë vendimet e Guardiolas. Ai ka qenë një lojtar i madh, ai e din planin e ndeshjes në mënyrë të përkryer, ka thënë Toure.
Mesfushori mbrëmë u aktivizua në barazimin 1-1 të Barcelonës në fushë të Sttutgart.