Toure dëshiron të largohet nga City
Manchester, 16 maj - Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, do të kërkojë një sfidë të re në verën që vjen ka deklaruar agjenti i tij, Dimitri Seluk.
Qëndrimi i Toure në Etihad Stadium është vënë në dyshim që pas deklaratave të tij në javën e kaluar se dëshiron të kthehet te Barcelona (ku luajti gjatë viteve 2007-2010) dhe ta përfundojë karrierën në Camp Nou.
Ai ka bërë gjithçka që mundet te City dhe ka nevojë për motivime të reja. Toure do të donte një sfidë të re.
Çmimi i tij nuk do të ishte i lartë... Toure mund të nënshkruajë për shumë klube të mëdha, si Chelsea dhe Bayerni. Për më shumë, do të dëshironim që edhe Barca ti bashkohet garës (për transferimin e tij), ka thënë agjenti për Ona FM.