Totti: Po mendoj të largohem nga Roma
Romë, 15 dhjetor - Simboli i Romës, Francesco Totti, ka reaguar ndaj kritikave të tifozëve duke thënë se është duke menduar që ta braktisë klubin në të cilën e ka kaluar gjithë karrierën.
Kapiteni i skuadrës nuk ka shfaqur ndikimin e tij këtë edicion, ndërsa humbja e penaltisë ndaj Juventusit vetëm sa e ka shtuar pakënaqësinë e tifozëve kryeqytetas kundrejt tij.
Kam menduar që të largohem nga Roma, sidomos kohëve të fundit. Ndjehem keq kur i dëgjoj disa deklarata të tifozëve të Romës. Nëse atyre u pengon që unë jam te Roma, unë do të vazhdoj të mendoj për t`u larguar, ka thënë 35-vjeçari për Sky Sport Italia.
Totti debutoi për ekipin e seniorëve të Romës në vitin 1993 si 16-vjeçar, ndërsa është i pesti në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave në Serie A me 207 gola në 481 paraqitje.