Totti i lë dyert e hapura për rikthimin në Kombëtaren italiane
Romë, 20 mars - Francesco Totti i ka lënë dyert e hapura për mundësinë e rikthimit në Kombëtaren italiane, pas një periudhë të gjatë.
Legjenda e Romës po kalon momente magjike këtë edicion dhe selektori Cesare Prandelli ka thënë se llogarit në shërbimet e veteranit italian për Botërorin 2014, i cili do të mbahet në Brazil.
Tash, edhe vet ish kampioni i botës me Azzurrët e ka pranuar një mundësi të tillë.
Fjalët e Prandellit më kanë dhënë mjaft kënaqësi. Në këtë moment jam mirë, por nuk e di çfarë të them. Nga këtu deri tek Botërori 2014 ka kohë, të shohim, deklaroi Totti, i cili e kishte lënë Kombëtaren në vitin 2006.