Totti: Dua një trofe në 2013
Romë, 2 janar - Një trofe, apo ndoshta titullin: tifozëve tanë u uroj një vit me fitore. Fjalët e Francesco Totti-t, i grumbulluar me ekipin në Amerikë, kumbojnë si një këngë e ëmbël kundrejt urisë së popullit roman.
Shpresoj të jetë një vit special, - ka shtuar kapiteni. - Personalisht, uroj të vazhdoj të luaj siç kam bërë gjatë kohëve të fundit. Presidenti Pallotta dëshiron që të jem i pari, që të shënoj një gol në stadiumin e ri, sepse kam edhe 4 vite kontratë me këtë klub.
Totti, në fund të seancës stërvitore, në të cilin ka pësuar edhe një tërheqje të lehtë muskulare, dhe pak përpara se të niste sfida e basketbollit mes Miami Heat dhe Orlando Magic, ka zbuluar se mendon për të rrëmbyer rekordin e golashënuesit Silvio Piola.
Ish-sulmuesi i Lazio-s është ndalur në kuotën e 274 golave në Serie A, ndërsa kapiteni i Romës është në kuotën e 221 golave.
Ndoshta ia arrij përpara se të largohem nga futbolli.... Gjithsesi, në fillim kërkon një sukses me ekipin: Romanistët e presin prej shumë kohësh, ka përfunduar kapiteni.