Totti dënohet me 20 mijë euro
Romë, 21 prill - Kapiteni i Romës, Francesco Totti, është dënuar nga Lega Calcio me 20.000 euro për gjestin e tij drejtuar tifozëve të Lazios pas derbit kryeqytetas.
Gjesti i Tottit edhe pse i drejtuar kah tifozët e Romës, ishte i menduar për tifozët e Lazios që po lufton për ekzistencë në Serie A.
Kjo nuk është e tëra. Roma dhe Lazio gjithashtu janë dënuar me nga 40.000 euro secila për përleshjet mes tifozëve gjatë dhe pas takimit.