Tottenhami kërkon 45 milion për Modric
Londër, 2 korrik - Tottenhami i ka vënë një çmim astronomik mesfushorit, Luka Modric, duke kërkuar për të nga klubet e interesuara hiç më pak se 45 milionë funte.
Modric, i cili është caku i Real Madridit, Manchester Unitedit dhe Chelseat, nuk do ta dijë fatin e tij deri në fund të afatit kalimtar.
Mail on Sunday shkruan se Tottenhami çmimin e ri e vuri përkundër faktit se janë ndërruar menaxherët në White Hart Lane.