30 Prill 2024

Tottenham interesohet për Diarra

Londër, 28 mars - Sipas mediave në Angli, ekipi i Tottenhamit dëshiron ta angazhojë mesfushorin e Real Madridit, Lassana Diarra.

Francezi, i cili luajti në Chelsea, Arsenal dhe Portsmouth, kaloi në Santiago Bernabeu në janar të vitit të kaluar dhe pati një fillim të shkëlqyeshëm të karrierës.

Por duket se Lass nuk është në raporte të mira me Manuel Pellegrinin dhe spekulohet se është e mundshme të largohet nga klubi spanjoll në fund të sezonit.

Daily Mail thotë se ekipi i Tottenhamit është duke e përcjellë situatën e Diarra në Madrid dhe përgatitet ta rikthejë atë në Ligën Premier.

Gazeta shkruan edhe se Reali do të përpiqet së pari të gjejë zëvendësim për të, para se ta lejojë të largohet. Diarra vlerësohet rreth 19 milionë euro. Për të interesim ka shprehur edhe Liverpool.