Toti rikthehet ndaj Interit
Torino, 24 mars - Françesko Toti është shumë pranë rikthimit, madje dëshiron një gjë e tillë të ndodhë në ndeshjen e së shtunës ndaj Interit.
Pas fitores me Udinezen, që e ka çuar në vetëm 4 pikë diferencën me skuadrën nga Xhuzepe Meaca, skuadra nga Olimpiko, tashmë shpreson për të fituar titullin e kampionit.
Rikthimi i kapitenit duket vendimtar për ndeshjet e fundit të sezonit, ndërkohë që një formë të mirë po kalojnë edhe Luka Toni e Mirko Vuçiniç.
Toti është stërvitur të hënën në qendrën stërvitore të Trigorias, por trajneri Ranieri nuk ka ndërmend ta hedhë në fushë për ndeshjen e së mërkurës kundër Bolonjës, duke menduar për super sfidën ndaj Interit.
Ai nuk luan që prej ndeshjes së 13 shkurtit Roma-Palermo, megjithatë skuadra kryeqytetase nuk është ndalur gjatë kësaj periudhe, duke e çuar në vetëm 4 pikë diferencën me Interin kryesues.