Toti gjobitet me 10 mijë euro
Romë, 12 tetor - 10.000 euro gjobë për Totin dhe 10.000 mijë euro për skuadrën e Romës.
Këto kanë qenë masat ndëshkuese që ka marrë Federata Italiane e Futbollit për deklaratat e bëra nga kapiteni verdhekuq korrikun e kaluar.
Interi na ka vjedhur dy kampionate, kanë qenë fjalët e Totit.
Komisioni i disiplinës së Federatës Italiane, i drejtuar nga Serxhio Artiko, ka gjobitur me 10 mijë euro Françesko Totin, për shkak të deklaratave që lojtari i Romës ka bërë në 20 korrikun e kaluar, duke ngritur dyshime në lidhje me besueshmërinë e arbitrave dhe punën e tyre, shkruhej në komunikatën për shtyp të Federatës Italiane.